E moshuara kërkon ndihmë në polici, më dhunon fizikisht vajza
25/11/2011 Shkoi të jetonte me të bijën pasi i vdiq burri
BERAT- Jetesa në shtëpinë e vajzës duket se është kthyer në një ferr të vërtetë për një 75-vjeçare nga një fshat i rrethit të Beratit, e cila akuzon vajzën e saj për dhunë të vazhdueshme fizike dhe psikologjike. E ngelur e vetme pas vdekjes së bashkëshortit 75-vjeçarja me inicialet V.M, banore e fshatit Bilçë është detyruar të jetojë në banesën e vajzës së saj dhe familjarëve të saj në të njëjtin fshat. Por, që prej momentit që ka mbërritur në shtëpinë e vajzës, 75-vjeçarja mësohet se ka rënë pre e dhunës fizike dhe psikologjike. Në këto kushte duket se ajo ka vendosur të denoncojë vajzën 51-vjeçare në polici duke kërkuar ndihmë nga instancat përkatëse. E moshuara ka pohuar se pa shkak vajza e saj i bërtiste duke e dhunuar nga ana psikologjike, madje kishte arritur dhe ta qëllonte duke e dhunuar fizikisht shumë herë. Kjo situatë e rëndë e krijuar në banesën e vajzës ku e moshuara ishte e detyruar të jetonte që prej një viti ka vazhduar për disa muaj me radhë, ndërkohë që më në fund e moshuara ka vendosur të mos duroj dot më. S. Gorrica