Thaçi: Anëtarësimi në FMN, përgjegjësi më të mëdha
Prishtinë-Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka organizuar në Priushtinë një pritje për për nder të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar. Kryeministri Hashim Thaçi me këtë rast ka vlerësuar angazhimin e institucioneve të Kosovës dhe ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare gjatë gjithë procesit të anëtarësimit të Kosovës në FMN.
“Institucionet dhe populli i Kosovës po punojnë shumë çdo ditë, për të krijuar vende të reja pune dhe një jetesë më të mirë për fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë. Kosova tash mori ftesën për anëtarësim në një nga organizatat kryesore në botë për promovimin dhe lehtësimin e punësimit dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike. Fondi Monetar Ndërkombëtar ia mundëson Kosovës një qasje më të madhe në bashkëpunimin global monetar dhe në tregun ndërkombëtar”-thekso ndër të tjerash Thaçi.
Ai shtoi se anëtarësimi në Fondin Monetar Ndërkombëtar nënkupton edhe marrjen e përgjegjësive të mëdha, përgjegjësi-sipas Thaçit- për të vazhduar me krijimin e vendeve të reja të punës, të paguara më mirë, përgjegjësia për të ndërtuar një infrastrukturë moderne për zhvillimin ekonomik, për të ndërtuar shkolla të reja dhe për të përmirësuar sektorin tonë të bujqësisë.
“Ne do të vazhdojmë me ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin Kosovën me Evropën dhe do të reformojmë sistemin e arsimit dhe të shëndetësisë, që ato të arrijnë standardet më të larta evropiane. Më lejoni ti shpreh falënderimet e mija të gjithë atyre që punuan në mbështetje të Kosovës”-vijoi kryeministri kosovar.
Në këtë takim, merrnin pjesë edhe presidentit Fatmir Sejdiu dhe kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi.