Ivanov diskriminon shqiptarët
Shkup-Përfaqësimi i shqiptarëve në kabinetin e ri të presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov është tejet minimal. Nga njëmbëdhjetë të punësuar vetëm një këshilltare shqiptare është e pjesë e kabinetit të presidentit të sapozgjedhur. Agjencia e lajmeve INA bën të ditur se deri para një viti edhe në kabinetin e presidentit kishte të punësuar dy shqiptarë, njëri prej të cilëve në pozitën e këshilltarit ndërroi jetë, ndërsa një këshilltare në cilësinë e përkthyeses kishte braktisur detyrën e saj.
Në të gjitha pozitat e këshilltarëve të lartë, presidenti Cërvenkovski nuk kishte emëruar asnjë kuadër shqiptarë. Një pjesë e mediave shqiptare në disa raste kishin shprehur kritika të ashpra kundër Cërvenkovskit lidhur me mospërfshirjen e shqiptarëve në kabinetin e tij.
Fatkeqësisht kjo traditë vazhdon edhe presidentin e ri i cili të martën para Parlamentit të Maqedonisë dha betimin se do të bëjë të pamundurën për të mirë e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
Ja kuadrot e kabinetit të ri të Gjorgje Ivanovit
1.Darko Angelov – Sekretar i Përgjithshëm i presidentit
2. Luben Arnaudovski – Këshilltar
3. Luben Tevdovski – Këshilltar
4. Jordan Plevnesh - Këshilltar
5. Svetomir Skariç – Këshilltar
6. Dimitar Mirçev – Këshilltar
7. Risto Nikovski – Këshilltar
8. Luljeta Qufliu – Këshilltare
9. Zllatko Jankovsi- Asistent i presidentit
10. Igor Karovski – Asistent i presidentit
11. Cvetin Ciliminov- Asistent i presidentit
Njerëzit e parë të kabinetit të presidentit të ri sot do të kenë takimin e parë zyrtarë në Bruksel ku presidenti Ivanov do të takohet me përfaqësuesit e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana. (INA)