Ahmeti-OSBE-së: Implementimi i ‘Ohrit’, me rëndësi
Tetovë-Kryetari i Partisë bashkimi Demokratike për Integrim Ali Ahmeti, priti dje delegacionin e Asamblesë Parlamentare te OSBE, të udhëhequr nga z. Joao Soares, President i Asamblesë dhe kryesues i Delegacionit portugez pranë saj. Delegacioni i lartë i Asamblesë Parlamentare te OSBE u interesua për gjendjen aktuale politike në Maqedoni, për marrëdhëniet në mes dy komuniteteve më të mëdha në vend si dhe për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.
Z. Soares ritheksoi përkrahjen e Asamblesë Parlamentare të OSBE për integrimin e Republikës të Maqedonisë në BE. Ahmeti falënderoi mysafirët e lartë për interesimin dhe përkrahjen e OSBE në procesin e demokratizimit të Maqedonisë dhe në rrugën e saj drejt integrimeve euro-atlantike.
Kryetari i BDI, rikonfirmoi rëndësinë e Marrëveshjes të Ohrit për rregullimin e marrëdhënieve në mes dy komuniteteve më të mëdha në vend, duke theksuar punën që duhet bërë deri në implementim të plotë të saj dhe në tejkalimin e vështirësive praktike në jetësimin e ligjeve të votuara në Parlament.
Sa u takon integrimeve në NATO dhe në BE, z. Ahmeti potencoi se rruga e integrimeve mbetet prioritet i veprimit të BDI, në këtë drejtim edhe domosdoshmëria e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore me të gjithë fqinjët dhe zgjidhja sa më e shpejtë e çështjeve të hapura.