E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtria pakistaneze intensifikon sulmet

Peochar - Ushtria pakistaneze është duke intensifikuar sulmin e gjerë tokësor që ka nisur në rajonin veriperëndimor të saj kundër talebanëve. "Ushtria ka dërguar më tepër trupa sigurie në rajonin Peochar", njoftoi sot përmes një deklarate një zyrtar i lartë i ushtrisë pakistaneze.

Peochar është një zonë malore në distriktin Swat, i cili aktualisht kontrollohet nga talebanët. Mësohet se për herë të parë janë duke u përdorur helikopterë që nga fillimi i ofensivës në rajonin Swat javën e kaluar.

Peochar është zonë malore në veri të distriktit Swat, që aktualisht ndodhet ende nën kontrollin e talebanëve. Burime nga ushtria pakistaneze bëjnë të ditur se janë duke përparuar ushtarakisht në këto zona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›