Ukrainë, jep dorëheqjen ministri i dehur
Kiev - Ministri i Brendshëm ukrainas ka dhënë dorëheqjen pas incidentit të Frankfurtit, ku u gjend i dehur në bordin e një avioni. Ngjarja e paprecedentë ndodhi më 4 maj në aeroportin e Frankfurtit, ku ministri Juri Lutsenko u ndalua pasi ndodhej në gjendje të dehur.
Lutsenko kërkoi që presidenti i vendit ta shqyrtojë sa më shpejt kërkesën e tij për dorëheqje. Ai akuzon shtypin se është duke shpërndarë informacione të pavërteta rreth kësaj ngjarjeje.
Sipas deklaratave të dëshmitarëve, piloti nuk kishte pranuar të niste avionin, me pretendimin se në bord ndodhej një i pirë. Më pas ministri kishte filluar të bërtiste, derisa ishte prangosur nga policët. Lutsenko deklaron në anën tjetër se policët i kishin kërkuar falje atij për prangosjen.
“Ndaj meje po vazhdon një fushatë e ndyrë. Kështu e kam të pamundur të vazhdoj aktivitetin tim”, ka thënë Lutsenko.