E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur premton dhe nuk ben Hashim Thaci

Nga Vetevendosje

Kur Hashim Thaci doli publikisht dhe deklaroi se ka marre vendim per rritjen e pagave ne sektorin publik ne e patem klasifikuar kete si thjeshte premtim parazgjedhor.

Meqenese tashme e dinim se premtimet parazgjedhore por as ato qe i japin pas zgjedhjeve te ketyre politikaneve nuk realizohen kurre ne reagimin tone te 6 janarit i patem treguar opinionit te gjere se kjo eshte vetem forme e fushates. Pra premtim bosh i tille cfare edhe doli te jete.

Por Hashim Thaci nuk u mjaftua vetem me premtimin elektoral.

Ata i shkuan genjeshtres se tyre deri ne fund. Afersisht 70 sherbyesit civil te Kosoves e morren vesh se pagat e tyre do te mbesin te njejte ne diten kur shkuan ti terheqin ato nga llogarite e tyre bankare.

Qeveritaret ne largim dhe zedhenesit nuk ngurruan madje qe deri ne momentin e fundit te vazhdojne se genjyeri per pagat.

Edhe Hajredin Kuqi e edhe Memli Krasniqi edhe dje thoshin se pagat e sherbyesve civil do te rriten nderkohe qe ne mbremje u kuptua se e tera kishte qene vetem farse zgjedhore e Hashim Thacit.

Kjo eshte e patolerueshme. Ky mashtrim i fundit i organizuar nga pushteti e tejkalon madje edhe vet sterkeqjen e deritashme te pushtetit. Deri tash genjeshtrat kane qene me te distancuara ne kohe.

Pushteti i Hashim Thacit deri tash e lejonte nje hapesire disamuajshe mes premtimit dhe mosrealizimit te tij.

Tash ai keto te dyja po i ben ne te njejten kohe. Paradite po genjen e pas dite po na tregon se ka genjyer.

Kjo tregon se ne cfare paniku dhe frike nga humbja ka qene Thaci para zgjedhjeve dhe se e njejta panik dhe frike po e ndjek edhe sot. Se nje pushtet qe rren kaq hapur dhe nje pushtet qe i vjedh votat kaq hapur nuk e ka jeten e gjate.

Natyrisht qe tash pushtetit i mbetet qe ta zevendesoje kete genjeshter me nje tjeter.

Kane filluar te thone se pagat do te rriten kur ta miratojne buxhetin. Si dhe i mbetet qe te gjeje strehe per tu fshehur.

E ky pushtet strehen e ka te sigurt ai do te fshihet prapa ambasadave te huaja dhe pushtetit ekzekutiv te nderkombetareve.

Se Thaci nuk e ka guximin te del dhe ta pranoje publikisht se nuk ka plan per rritje te rrogave. Nuk eshte ketu problemi i shkeljeve ligjore e procedurale te vendimit te Thacit per rritje.

Problemi eshte me i thelle mos planifikimi i shperndarjes se te ardhurave kombetare nuk e lejon nje rritje te tille. Kjo nuk e shfajeson fare Thacin sepse planifikimin e shpenzimeve e ka bere qeveria e tij me heret.

Keta kane planifikuar shpenzime pa mbulese si autoudha pastaj dhenia me koncesion e Aeroportit Nderkombetar te Prishtines qe nenkupton nje pjese te te hyrave jotatimore buxhetore pa asnje euro keta planifikojne ta shesin PTK-ne pra ta privatizojne profitin.

shte po kjo qeveri e cila kurre nuk u kujdes per investime ne bujqesi dhe nxitjen e mbrojtjen e prodhimit per te krijuar vende te reja te punes eshte po kjo qeveri si dhe te tjerat para kesaj te cilet e perkrahen privatizimin qe e shkaterroi potencialin industrial te Kosoves e qe rrjedhimisht e demtoi potencialin zhvillimor te vendit.

E natyrisht te gjitha keto ti shkurtojne te hyrat dhe rrjedhimisht nuk kane para per paga.

Ne i ftojme sindikatat e Kosoves te te gjitha sektoreve qe te vihen ne anen e punetoreve e jot e behen vegel e pushtetit. Deri tash eshte dashur ta kuptojne te gjithe se te mira nga ky pushtet nuk ka.

Secila dite me Hashim Thacin eshte edhe nje dite e fundosjes me te thelle se Kosoves ne mjerim.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›