Thaçi-Clinton: SHBA do të vazhdojë të mbështesë Kosovën
Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi u takua me sekretaren amerikane të SHBA-së, Hillary Clinton.
Gjatë këtij takimi pas mbajtjes së fjalimeve të tyre të dy zyrtarët shtetërorë, ata konfirmuan bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy shteteve, duke theksuar se Pavarësia e Kosovës është arritur dhe si Thaçi ashtu edhe Clinton thanë se integriteti dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës janë të pacenueshëm.
”Ne do vazhdojmë të mbështesim Kosovën në rrugën e saj veriatlantike ashtu siç e mbështetëm dhe në proceset tjera. Poashtu SHBA përkrah dialogun që po zhvillohet mes Serbisë e Kosovës dhe rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane” tha ndër të tjera Clinton.
Nga ana e tij Thaçi u shpreh se integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm dhe se Kosova do vazhdojë bashkëpunimin me SHBA-në, pasi SHBA janë burim i frymëzimit për mbarë popullin e Kosovës.
Nesër në Washington, kryeministri Hashim Thaçi pritet të takohet me zëvendëspresidentin amerikan, Joseph Biden, ndërsa të premten pritet të takohet me presidentin amerikan Barack Obama.
Kreu i qeverisë së Kosovës do të këtë një sërë takimesh në Neë York , ku do të takohet edhe me sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.