Japoni 4 viktima nga stuhia e fuqishme
Një stuhi e fuqishme që ka goditur ishullin Honshu në Japoni ka shkaktuar katër viktima dhe dhjetëra të plagosur. Shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta kanë përfshirë vendin aziatik të martën në atë që konsiderohet si stuhia më e fuqishme në dekadat e fundit.
Në veri të Japonisë, rrjeti i telefonisë celulare nuk funksionon, ndërsa trenat dhe avionët kanë anuluar udhëtimet. Meteorologët kanë paralajmëruar banorët pranë brigjeve të detit të jenë në gatishmëri nga dallgët e larta. Stuhia goditi ishullin kryesor të Japonisë Honshu, ndërsa janë regjistruar erëra me shpejtësi deri në 156 km /orë.
Të mërkurën më shumë se 200 mijë shtëpi në veri të Japonisë ishin pa elektricitet. Viktima e fundit ishte një 28 vjeçare në Miyagi e cila u gjet e vdekur nën një pemë, raportuan mediat vendase. Ndërkohë meteorologet kanë paralajmëruar se kushtet atmosferike do të vijojnë të njejta dhe në ditët në vijim në mbarë vendin.