Salustro kërkon sërish "arrest shtëpie" për Limajn
Kërkohet sërish masa e arrestit shtëpiak për deputetin e Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj. Avokati i tij, Tahir Rrecaj, ka deklaruar se rikthimi i kësaj mase është kërkuar nga prokurori i çështjes, Maurisio Salustro, pas vendimit të gjykatës për vazhdimin e procesit gjyqësor për njësitet komanduese të UÇK-së.
Rrecaj tha se ka proceduar menjëherë me një kërkesë në gjykatë se shqiptimi i masës së arrestit është i panevojshëm, dhe se nuk ka bazë ligjore për këtë.
Në ditët në vijim pritet të mbahet seanca e radhës gjyqësore në të cilën do të vendoset edhe për këtë çështje.
Limaj ishte liruar nga arresti shtëpiak pas vendimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë për t`i shpallur të papranueshme dëshmitë e dëshmitarit të vdekur Agim Zogaj