E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni: Fusnota ndaloi njohjet!

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Skënder Hyseni ka deklaruar se institucionet e Kosovës kanë dështuar për shtimin e njohjeve. Sipas Skënder Hysenit, treguesi më i mirë i punës së pakët të këtyre institucioneve është numri “tmerrësisht” i vogël i njohjeve.
 

Në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës thotë se Serbia e përdori mirë Kosovën në dialogun në Bruksel, pasi në njërën anë fitoi statusin e kandidatit për në BE, ndërsa nga ana tjetër nuk po i zbaton marrëveshjet e arritura.
 

Hyseni thekson se marrëveshja për fusnotën, do t`i shkaktojë telashe të mëdha Kosovës, për faktin se shtetet të cilat kanë qenë neutrale ndaj pavarësisë së Kosovës, do ta kenë një arsye me shumë për mos ta marrë vendimin për njohje.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›