E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm kamikaz ne Afganistan 10 viktima

Një shpërthim kamikaz kundër ushtarëve të NATO-s në Veri të Afganistanit ka shkaktuar vdekjen e të paktën 10 civilëve.
BBC bën me dije se sulmi kishte për shënjestër një takim të zyrtarëve në provincën Farjab.
Sipas zyrtarëve, dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur, në një kohë që disa media shkruajnë se bëhet fjalë edhe për viktima në radhët e Aleancës.
NATO dhe qeveria e presidentit Hamid Karzai ende janë duke punuar në një marrëveshje partneriteti strategjik për përfshirjen e NATO-s pas tërheqjes së trupave në vitin 2014.
Talibanët kanë vazhduar fushatën e tyre me armë dhe bomba mbi forcat e NATO-s këtë vit.
Numri i incidenteve u rrit pas djegies së kopjeve te Kuranit nga trupat amerikane në muajin shkurt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›