Thaçi-Daçiq takohen për IBM-in, merr pjesë edhe koordinatori Blerim Shala

Në këtë takim, do të marrë pjesë edhe koordinatori i palës kosovare, Blerim Shala, i cili ditë më parë është emëruar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Ashtu si herën e kaluar ky takim do të zhvillohet nën ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politika të Jashtme, Catherine Ashton.
Daçiq dhe Thaçi së pari do ta takojnë ndaras baroneshën Ashton dhe më pas do të zhvillojnë takimin e tyre të përbashkët.
Sipas burimeve nga Brukseli, qëllimi kryesor i takimit do të jetë përcaktimi agjendës së implementimit të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit.
Dejan Paviçeviq, shef i ekipit të Beogradit për bisedime për mediat serbe ka thënë se pikëkalimet në Konçul, Jarinje dhe Merdare do të fillojë të punojnë më 10 dhjetor. /kosovapress/