Shala: Sot është konfirmuar pjesëmarrja ime

Nënkryetari i AAK, Blerim Shala ka mbajtur edhe takimin e tij të fundit në Këshillin Drejtues të kësaj partie dhe nesër niset për Bruksel, ku do të jetë pjesë përbërëse e delegacionit kosovar.
Këtë e ka konfirmuar vet ai të hënën, duke thënë se roli i tij do të jetë koordinatori politik.
Shala ka thënë se do të jap më të mirën nga vetja, që të arrihet synimi i bisedimeve, që sipas tij, është normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Është konfirmuar pak më parë se do të jem pjesë përbërëse e delegacionit të Kosovës në Bruksel, roli im është ai që është përcaktuar me mandatin që ma ka dhënë presidentja Jahjaga, do të jem koordinator politik midis institucioneve kryesore të vendit dhe do të provojë aq më mirë që është e mundur, që të ofrojë cilësi apo kualitet, në punën e përbashkët që të përballemi si duhet me këtë sprovë, e cila ka për synim normalizimi e marrëdhënieve Kosovë–Serbi”, ka thënë ai.