Pronari vret shqiptarin se i vonoi dhënien e qirasë
Qëllon mbi shqiptarin vetëm se i vonoi qiranë një ditë. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytetin italian, Romë, ku në pranga është vënë një qytetar 53-vjeçar. Siç bën të ditur gazeta italiane “Il Messagero”, italiani i ka telefonuar disa herë gjatë paradites emigrantit 25-vjeçar nga Shqipëria, për të marrë pagesën e qirasë, por ai nuk i është përgjigjur. Pas telefonatave, në orët e vona të darkës ka shkuar tek apartamenti dhe ka qëlluar me armë, për ta qëlluar. Emigranti kur ka dëgjuar krismat, ka dalë menjëherë nga banesa dhe është përballur me pronarin e banesës. Ai ka telefonuar policinë, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë vënë në pranga italianin 53-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur. Gjatë operacionit policia ka sekuestruar edhe një pistoletë me kalibër 38 speciale, bashkë me katër plumba, si dhe 24 plumba të llojeve të ndryshëm. Italiani është vënë në pranga për akuza të ndryshme si, “mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “prishje të qetësisë publike”, “trafik municionesh” dhe “blerje të sendeve që kërcënojnë sigurinë”.
Ndërkohë, një tjetër shqiptar 31-vjeçar është gjetur i vdekur rreth orës 10.30 të mëngjesit të djeshëm në stacionin qëndror të hekurudhës në Milano. Emigranti Marian T., me një precedent në shpërndarjen e lëndëve narkotike, është gjetur i pajetë nga policia, në një prej stolave të stacionit hekurudhor. Siç bëhet e ditur, ai kishte fjetur dhe herë të tjera në atë vend, por dje është gjetur i vdekur. Policia ka bërë të ditur se vdekja ka ardhur si pasojë e një sëmundjeje.