Thaçi: Do të kemi sukses ndaj strukturave kriminale

Kryeministri Hashim Thaçi, shprehet i bindur se operacioni i përbashkët në veri do të ketë fund të suksesshëm.Duke folur në seancën plenare të Kuvendit, Thaçi rikujtoi se aksioni është veprim i përbashkët i institucioneve vendore dhe mekanizmave ndërkombëtare.
Ai përsëriti se heqja e bllokadave behët në kuadër të përkushtimit të institucioneve për të garantuar liri të lëvizjes në gjithë territorin e Kosovës.
“Edhe sot jemi në angazhime të përbashkëta, përkushtimet tona do të vazhdojnë për rend dhe ligj dhe kushtetutshmëri në veri, jam i bindur se do të kemi sukses”, ka thënë Thaçi. Ai edhe njëherë ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj ushtarëve të KFOR-it, nga siç i quaji ai strukturat kriminale në veri.