E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Do te pengoj cdo pretendim antikushtetues

"Do te pengohen te gjitha pretendimet qe bien ne kundershtim me Kushtetuten e Kosoves, e cila hyn ne fuqi me 15 qershor dhe do te zbatohet ne te gjithe territorin". Kete e deklaroi dje, Kryeministri Hashim Thaci ne mbledhjen e qeverise. "Te gjitha ligjet dhe aktet e tjera do te zbatohen ne Kosove, por ne te njejten kohe te gjitha pretendimet qe bien ne kundershtim me kete kushtetute do te pengohen", theksoi Thaci. "Qeveria e Kosoves po punon ngushte me faktoret nderkombetare per fillimin e shpejte te zbatimit te Kushtetutes", shtoi ai.

Kryeministri u beri thirrje qytetareve serbe qe te integrohen ne shoqerine kosovare, duke siguruar se hyrja ne fuqi e Kushtetutes eshte ne interesin e te gjitheve. "Deshiroj edhe kesaj radhe t'i ftoj qytetaret serbe qe te bashkepunojne dhe te integrohen ne jeten institucionale. Hyrja ne fuqi e Kushtetutes se Republikes se Kosoves eshte ne interesin e te gjithe qytetareve, ne interesin e paqes, stabilitetit dhe te ardhmes sone te sigurt", deklaroi shefi i qeverise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›