E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO merr persiper detyra te reja ne Kosove

Ne takimin e ministrave te Mbrojtjes te NATO-s ne Bruksel u ra dakord qe kontingjenti prej 16 mije ushtaresh i KFOR-it ne Kosove ne te ardhmen te marre persiper edhe pergatitjen e trajnimin e ushtrise se ardhshme te Kosoves. Spanja sipas te dhenave te ambasadorit te saj ne NATO nuk do te marre pjese ne kete mision, pasi qeveria ne Madrid nuk e ka njohur Kosoven. Megjithate, ky vend do te vazhdoje te angazhohet brenda KFOR-it. Rumania dhe Sllovakia, te cilat gjithashtu nuk e kane njohur Kosoven, e kane lene te hapur pjesemarrjen e tyre ne pergatitjen e ushtrise kosovare.

Sakaq, komandanti i KFOR-it, Xavier De Marnhac, ritheksoi perkushtimin pa dileme te misionit qe drejton per te kryer me pergjegjesi detyrat qe ka ne mandatin e tij ne interes te te gjithe qytetareve te Kosoves. Dje ne Diten e Lirise, 9-vjetori i hyrjes se forcave te NATO-s ne Kosove, Presidenti Fatmir Sejdiu priti komandantin e KFOR-it, gjeneralin De Marnhac. Sejdiu theksoi mbeshtetjen per pergatitjet qe behen ne nderrimin e komandes ne nje proces normal sic parashikon edhe KFOR-i duke i shprehur mireseardhjen gjeneralit te ri qe do te marre kete mandat.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›