E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trepça 89 e nis me Prekazin

Nënkampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës në edicionin e fundit, Trepça ’89 më në fund e ka zgjidhur çështjen e trajnerit.

Në edicionin e ri, i cili nis më 18 gusht, mitrovicasit do të vazhdojnë të udhëhiqen nga Rafet Prekazi, i cili në pjesën e fundit të kampionatit të kaluar nuk mundi ta udhëhiqte skuadrën shkaku i një sulmi që e kishte pësuar në zemër.

Mirëpo, përmirësimi i gjendjes së Prekazit i ka shtyrë drejtuesit e 89-shit t’ia zgjatin kontratën edhe për sezonin e ri. “Përfundimisht kemi vendosur që Rafet Prekazi ta udhëheqë ekipin edhe në sezonin e ri. Ai tashmë e ka mbajtur grumbullimin e parë me lojtarë”, u shpreh kryetari i ‘xehetarëve’, Abedin Zeka.

Ky i fundit ka bërë të ditur se Trepça ka nisur përgatitjet për sezonin e ri. Sipas Zekës, thuajse të gjithë futbollistët, përveç Lindrit Misinit, të cilëve u kishin skaduar kontratat me Trepçën ’89, kanë shprehur gatishmërinë për t’i vazhduar ato.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›