E Shtunë, 31 Tetor 2026

Testi i drogës, një standard ndërkombëtar për politikanët - vetëm Rama e refuzon

Edi Rama flet për standarde, por s’mund ta kalojë me mashtrime për analiza gjaku, detyrimin për t’i treguar publikut varësinë nga droga. Në SHBA, këto analiza janë detyrim ligjor, ndërkohë që në vendet e BE, sa herë ka akuza të tilla, të gjithë politikanët vetëofrohen për t’i përgënjeshtruar, ose japin dorëheqjen pa e bërë të gjatë


Akuzat drejtuar politikanëve, për përdorim lëndësh narkotike apo edhe afera të tjera, nuk janë një risi që po demonstrohen për herë të parë në skenën politike shqiptare, por kanë mbushur vazhdimisht faqet e errëta të medias ndërkombëtare. Disa ditë më parë një akuzë e tillë iu adresua kryetarit të Partisë Socialiste njëherazi kryetar i bashkisë Tiranë, Edi Rama, për përdorim lëndësh narkotike dhe prirje të çuditshme seksuale. Të gjitha këto në harkun kohor të pak ditëve u masivizuan në median e shkruar dhe atë elektronike, kush e kush të siguronte sa më shumë material të bujshëm për akuzat dhe kundër akuzat. I akuzuari s’bëri as lëvizjen më minimale për t’i faktuar opinionit publik akuzën e hedhur në mënyrë publike, apo qoftë edhe për ta rrëzuar atë. Indiferentizmi i Edi Ramës, është i pajustifikueshëm, një indiferentizëm rudimentar, por që mbart në vetvete tmerr dhe frikë. Po aq i pajustifikueshëm sa edhe me heshtjen e tij po tregon se akuzat janë të vërteta, por atij i vjen turp ta pranojë një fakt të tillë. Dhe kjo, në një kohë kur të gjithë e dinë fare mirë se kryetari i socialistëve dhe i mandatuari në bashkinë e Tiranës, s’ka as turp, as moral dhe as ndërgjegje. Ky nivel indiferentizmi i Edi Ramës, i cili edhe pse akuzohet, ndoshta edhe fyhet publikisht nga një politikan tjetër, hesht, do të thotë se kjo pjellë apo ky nivel i politik bërjes është zvetënimi i shtresës më të papërgjegjshme dhe më delenxhije që po demonstron aktualisht e majta politike në Shqipëri, me kryetar Edi Ramën. Sa për delikatesë, Edi Rama duhet të ndjekë shembujt e shumtë perëndimorë, të homologëve të tij apo ish homologëve, si në SHBA, Britani e Madhe, Kanada, vendet nordike, Gjermani, Itali dhe Francë etj., ku, një politikan që akuzohet për përdorim lëndësh narkotike ose i drejtohet laboratorit për kryerjen e analizave, ose largohet njëherë e përgjithmonë nga skena politike. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, standardi është unik, i pakapërcyeshëm, akuzat për përdorim droge janë një akuzë ligjore dhe menjëherë aktivizohen strukturat e ligjit, duke filluar nga bërja e analizave në laborator, për të vijuar më pas me hallkat pasuese. Në Itali, ndoshta këtu nuk përbën një vepër të rëndë që duhet të ndiqet domosdo penalisht, por deri diku konsiderohet si imoralitet. Politikani është i detyruar moralisht, jo ligjërisht, që t’i drejtohet bërjes së analizave, ose të largohet përfundimisht nga jeta politike. Këto standarde, janë të botës perëndimore. Të pranueshme ose jo, kjo nuk është çështja jonë, por do të ishte e logjikshme që e njëjta gjë të vlente edhe për politikanët shqiptarë. Në fund të fundit transparenca është ajo që mbetet. Po Edi Rama? Edi Rama s’po bën as njërën dhe as tjetrën. Pra, s’po respekton as pikëpamjen ligjore as atë morale, apo logjike. Qëndrimi i tij, për interesa komercial, mirëfillti për të ruajtur pozitat në parti dhe dominancën në ambientet e brendshme të bashkisë së Tiranës, është si të thuash një retorikë boshe, që s’ka për ta nxjerrë asgjëkund. Herët a vonë, përgjegjësitë e tij do vijnë në rritje dhe nëse nuk zgjedh t’i drejtohet laboratorit për të hedhur dritë mbi akuzat, duhet të shporret njëherë e përgjithmonë nga politika aktive.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›