E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hipen ne makine me force, mban peng shoferin

Pogradec-Nje ngjarje e pazakonte ka ndodhur te shtunen ne qytetin e Pogradecit. Nje i ri nga ky qytet i identifikuar me emrin Spartak Cela, 25 vjec, pasi ka ndaluar makinen e nje qytetari, e ka detyruar ate me force te udhetoje ne nje tjeter vend dhe para se te zbrese nga automjeti, ka qelluar me arme ne ajer. Burime zyrtare te policise se Korces, bene te ditur se menjehere pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit ka bere denoncimin ne komisariatin e Pogradecit. S. Mucllari, 29 vjec, i cili udhetonte me mjetin e tij tip Seat me targe NBK 6819, ka treguar se i kishte dale perpara nje person i panjohur i armatosur dhe ai ka ndaluar. Me pas ky i fundit nen kercenimin e armes ka hyre ne makine dhe e ka detyruar shoferin te udhetoje nga lagja 2 e qytetit ne lagjen 3. Kur ka arritur ne destinacion, personi i armatosur ka zbritur dhe ka qelluar dy here ne ajer me pistoleten qe mbante ne dore dhe me pas eshte larguar. Ne deklarimet e dhena ne polici, Mucllari ka thene se nuk kishte njohje te meparshme me personin, ndersa gjate rruges ai nuk e ka kercenuar as per para dhe per gje tjeter, vetem i ka kerkuar ta coje ne lagjen 3. Pas identifikimit policia ka shpallur ne kerkim, 25 vjecarin Spartak Cela, banues ne lagjen 3 Pogradec, i akuzuar per vepren penale te "Rrembimi ose mbajtje peng personi", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve te zjarrit dhe municioneve luftarake" dhe "Prishje e rendit dhe qetesise publike" te parashikuara nga nenet 109,278/2 dhe 274 te Kodit Penal. Policia po punon per kapjen e autorit, ndersa materialet i kaluan prokurorise se rrethit per hetime te metejshme.
L.K

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›