E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i heroines, 5 biznesmene ne pranga

Tirane-Pas nje hetimi 2-vjecar, autoritetet italiane te drejtesise, ne bashkepunim me palen shqiptare, Prokurorine e Krimeve te Renda dhe policine, kane mundur te zbardhin nje rrjet te mireorganizuar te trafikut te heroines, nga Shqiperia nepermjet detit ne Itali. Prokurori i Krimeve te Renda, Besnik Muci, ne nje konference te perbashket per shtyp me perfaqesues te autoriteteve gjyqesore italiane ne vendin tone, ka bere te ditura detajet e operacionit "Ndertuesi", qe coi ne arrestimin e 5 personave, 3 prej te cileve biznesmene ne fushen e ndertimit dhe 2 te tjere pronare biznesesh. Operacioni u organizua mbremjen e se shtunes, ne Vlore dhe Tirane. Hetimet kane cuar ne arrestimin e shtetasve Arben Veliko, Orges Jahelezi, Latimir Hoxha, Panajot Dhiamandi dhe Sokol Kashta. Operacioni eshte koduar "Ndertuesi", per shkak te biznesit qe kishin keta persona ne kete fushe. Sipas prokurorit Muci, te arrestuarit Panajot Dhiamandi, Arben Veliko dhe Sokol Kashta zhvillonin aktivitetin e ndertimit ne Vlore, ndersa Latimir Hoxha kishte biznes tregetie ne qytetet e Fierit dhe Sarandes. Nderkohe po hetohet dhe verifikohet aktiviteti i te arrestuarit tjeter Orges Jahelezi. Mesohet se biznesmenet shqiptare ishin ne listen e personave ne kerkim nga autoritetet italiane ne hetim per trafik nderkombetar droge. "Faktet e ketij hetimi i referohen nje periudhe kohe te vitit 2008, kur shqiptaret qe vepronin ne territorin tone ne bashkepunim dhe me shqiptare ne Itali, kane bere te mundur trafikimin e nje sasie lendesh narkotike ne Itali", deklaroi prokurori Muci. "Nga ana jone ne bashkepunim me autoritetet italiane, ne daten 17 dhjetor 2008, eshte bere e mundur te kapet dhe sekuestrohet ne Milano te Italise, nje sasi prej 11.85 kg lende narkotike heroine. Nga autoritetet italiane u arrestuan ne flagrance, Julian Kajdo dhe Euart Toshkollari". Per hetimin eshte bashkepunuar ne policine e shtetit me Drejtorine Kunder Narkotikeve dhe Trafiqeve dhe Drejtorine e Forces se Posacme Operacionale.
Policia italiane dhe prokuroria dyshojne se te arrestuarit benin pastrim parash, te perfituara keto nga trafiku i heroines. Prokurori i Krimeve te Renda, Besnik Muci, deklaroi se 5 biznesmenet e arrestuar ne Shqiperi dhe 2 te tjeret, qe u kapen ne Milano, jane organizatore te nje rrjeti te drogave te forta nga Shqiperia ne Itali. Prokurori Muci deklaroi se tashme hetimet jane shtrire edhe ne pasurite dhe pronat e personave te dyshuar ne kete trafik, per te verifikuar origjinen e parave te investuara nga keta biznesmene, per ndertimet apo bizneset qe ata posedonin.

Te arrestuar
Arben Veliko, 43 vjec lindur dhe banues ne Vlore, ndertues
Latimir Hoxha, 37 vjec lindur dhe banues ne Mbrostar te Fierit, pronar i nje biznesi tregtie ne Mbrostar te Fierit
Panajot Dhiamandi, 35 vjec lindur dhe banues ne Vlore, ndertues
Sokol Kashta, 47 vjec, lindur dhe banues ne Vlore, ndertues
Dritan alias Orges Jahelezi, 33 vjec lindur ne Tropoje dhe banues ne Tirane

Akuza
Te arrestuarit jane te dyshuar per vepat penale te trafikimit te lendeve narkotike, kryer ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 283/a/2 i Kodit Penal. Hetimet nisen 2 vjet me pare, pas arrestimit ne Milano te Italise se dy shqiptareve Julian Kajdo dhe Eduart Tashkollari, te cileve iu sekuestruan 11. 85 kg heroine e trafikuar nga Shqiperia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›