Edlira, kandidate në zgjedhjet kantonale në Zvicër

Në zgjedhjet e këtij viti (12-13maj), ajo paraqitet si kandidate e Partisë Socialiste Zvicerane për postin e këshilltares kantonale:
Zonja Dedja-Bytyqi, bija e personalitetit të pedagogjisë dhe letërsisë shqiptare për fëmijë, Prof. Bedri Dedja, ka njëë aktivitet të gjerë social-artistik; fondacioni “Opéra sans Frontiéres”, themeluar dhe drejtuar prej saj, ka organizuar vitet e fundit, në Zvicer dhe Belgjikë, një seri koncertesh të muzikës lirike dhe klasike, me artistë shqiptarë që dominojnë skenat më të njohura botërore (shembuj: Tenori Saimir Pirgu, Violinisti Tedi Papavrami, balerini Enkel Zhuti, soprano Ermonela Jaho, bas Frano Lufi, mezzo-soprano Mariana Leka, etj…)
Edlira Dedja-Bytyqi, së bashku me balerinin Enkel Zhuti, do të organizojnë në Neuchatel në 12-13 maj edhe Olimpiadën Kantonale të baletit për të rinj, e para e këtij lloji në Zvicër.
Ndërkohë, në nëntorin e radhës, për nder të 100-vjetorit të Pavarësisë se Shqipërisë, Dedja-Bytyqi do të organizojë në Bruksel (Théatre de la Monnaie), një koncert të muzikes lirike dhe klasike me artistë të njohur shqiptarë.
Aktiviteti i zonjës Edlira Dedja-Bytyqi është një shembull i pastër i nivelit të lartë të aktivitetit që intelektualët shqiptarë po arrijnë në fushat e tyre në mbarë botën.