Thaçi: Havel, figurë e çmuar në përhapjen e vlerave të lirisë

Duke përkujtuar se Havel u shqua si dramaturg dhe intelektual i lartë, që mbajti qëndrim të drejtë dhe përkrahu përhapjen e demokracisë, kryeministri Thaçi ka thënë se
Havel është bërë figurë e çmuar në përhapjen e vlerave të lirisë, demokracisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, kryeministri Thaçi ka thënë se qytetarët e Kosovës me respekt do ta kujtojnë rreshtimin e drejtë të burrështetasit dhe intelektualit çek gjatë kohës së intervenimit të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe në vitin 1999, kur bota euroatlantike u vu në mbrojtje të Kosovës.
“Vaclav Havel duke qenë intelektual i profilit të lartë, la gjurmë humaniste në diplomaci dhe në fushëveprimin politik, duke u bërë figurë e çmuar në përhapjen e vlerave të lirisë, demokracisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Thaçi.