E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man City mposht Arsenalin, kthehet lider

Manchester City mposhti Arsenalin me rezultat minimal 1-0 në kryendeshjen e xhiros së 16-të në Premierligë.

Skuadra e Roberto Mancinit arriti fitore të rëndësishme dhe mjaft të vështirë kundër Arsenalit të ringjallur në muajt e fundit. Golin vendimtar e realizoi mesfushori spanjoll David Silva në minutën e 53-të.

Të dyja skuadrat kishin rastet e tyre për të shënuar por i shpërdoruan ato dhe rezultati qëndroi i pandryshuar. Me këto tri pikë, Manchester City u rikthye në pozitën e parë duke tejkaluar rivalin Manchester United që kishte marrë përkohësisht kreun pas fitores 2-0 si mysafir i QPR-s.

Pas 16 xhirosh, City ka 41 pikë, dy më tepër se United, kurse Arsenali është i pesti me 29.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›