E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Injoroni idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u bën thirrje parlamentarëve kosovarë të injorojnë idenë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, duke e quajtur spekulim të mediave. Në seancën e Kuvendit, Kryeministri i Kosovës përjashtoi cdo mundësi për negociata të reja me Serbinë.

Sipas tij si me çdo shtet tjetër, Kosova mund të ketë bisedime edhe me Serbinë për çështje praktike, por kursesi për çështje që prekin sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës. Kreu i ekzekutivit ka thënë se idetë për shkëmbim territoresh po e hutojnë opinionin, por edhe vetë politikën, por një gjë e tillë, sipas tij, nuk do të ndodhë në asnjë rrethanë.

Alsat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›