PS ngre grupin negociator per zgjedhjen e presidentit
Partia Socialiste ka zyrtarizuar dje ne mbledhjen e grupit parlamentar ngritjen e nje grupi pune per strategjine qe do te ndiqet per Presidentin e Republikes. Gramoz Ruci Erjon Brace Namik Dokle Saimir Tahiri Damian Gjiknuri dhe Ditmir Bushati do te jene anetar te tij duke krijuar nje ekip qe me gjase do te perpunoje nje skalete te hapave qe duhen hedhur per te perballuar zhvillimin politik qe ka te beje me kete proces. Vihet re se ne grup bejne pjese emra kryesore te selise roze perfshire edhe te rinj qe jane identifikuar me shume me ceshtje specifike si Gjiknuri dhe Bushati. I pari per problemet juridike dhe i dyti per problemet e integrimit. Prezenca e Gramoz Rucit eshte nje shenje e angazhimit politik te nivelit me te larte ne kete drejtim ndonese e gjithe puna qe pritet te zhvilloje ky grup gjendet perballe kredos se panegociueshme te Kryeministrit Sali Berisha per zgjedhjen e nje presidenti sipas Kushtetutes. E vetmja pike ku selia roze dhe opozita ne pergjithesi shpreson te frenoje aktet e njeanshme te shumices per zgjedhjen e kreut te shtetit jane apeli per konsensus dhe ndertimi i nje procesi te hapur per miratimin e kandidaturave dhe se dyti interpretimi i Kushtetutes. E para me hapjen dhe menyren ndryshe priret te krijoje nje qasje disi sfiduese nga debatet e zakonshme dhe te pafundme parlamentare per te cliruar nderkohe seline roze edhe nga pesha e pergjegjesise dhe kostoja e kandidaturave qe prej kohesh synojne detyren e Presidentit te Republikes. E dyta ka te beje me nje interpretim te Kushtetutes per prezencen ne salle te deputeteve ne tri raundet e para e per kete ceshtje eshte i pritshem nje shqyrtim juridik i mundesive qe ekzistojne per te kufizuar veprimin arbitrar te shumices ne pushtet. Ankimi ne Gjykaten Kushtetuese eshte nje prej rrugeve te perfolura por nese kjo ndodh me siguri qe procesi ne vetvete hyn ne paralize politike dhe kjo eshte larg klimes se konsensusit qe po kerkohet aktualisht.