E Diel, 1 Nëntor 2026

“Guantanamo” në qendër të Athinës

Nga i derguari yne ne Greqi Aleksander Marku
Policet greke kane kerkuar prej nje emigranti nga Maroku te zhvishet ne mes te rruges para syve te kalimtareve. Skandali publikohet në media
FOTO  

ATHINE-Skandalet e Guantanamos në qëndër të Athines. Keshtu titullohet artikulli i gazetes greke “Ethnos”, i cili publikon edhe fotografite e turpit te kryera ne qender te kryeqytetit grek, me protagoniste policet grekë.
Fotografite janë kryer nga anetare te organizates “Ndaloni luften” në momentin kur një patrullë e policisë grekë kryen kontroll rutinë në një grup emigrantësh.
Ngjarja ka ndodhur në 7 tetor vetëm disa metra larg Bashkisë së Athines ne oren tre te mesdites. Policet greke kane kerkuar prej nje emigranti nga Maroku te xhvishet ne mes te rruges para syve te kalimtareve. Ne fotot e gazetës duket qartë një prej policeve që urdheron emigrantin fatkeq te heqe ne fillim pantallonat dhe me pas te brendeshmet,duke e poshteruar ate publikisht.
Sipas policeve greke qe merrnin pjese ne kontroll emigranti ishte perdorues droge dhe fshihte shiringat e heroines ne xhepat e pantallonave.
Pas publikimit te skandalit te rradhes shefi i policise greke ka urdheruar te filloje menjehere nje hetim i posacem per ngjarjen.
Ndërsa ne deklaraten e policise thuhet se ne se provohet qe policet kane shkelur rregullat do të merren masa te rrepta sipas Kodit Disipinor te Policise.
Sipas organizatave te mbrojtjes se te drejtave te njeriut kontrolli trupor i nje te dyshimti mund te behet vetem kur eshte teresisht i nevojshem dhe jo publikisht. Sjellja e policëve ndaj emigrantëve të huaj është evidentuar dhe në raste të tjera. Para rreth një viti u publikua një video ku policët grekë detyronin dy të shoqëruar me shtetësi shqiptare në rajonin e policisë të qëllonin më pëllëmbë njëri-tjetrin. Skandali i radhës vulos sjelljen raciste të policëve grekë ndaj emigrantëve. Rasti ngjan me atë të burgut famëkeq të Guantanamos ku mbahen personat e dyshuar për terrorizëm. Në skandalet me të burgosurit në këtë burg kanë marrë dënime disa ushtarakë amerikanë, të cilët janë fotografuar duke torturuar dhe abuzuar me të burgosurit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›