E Shtunë, 31 Tetor 2026

UP rikthen sezonin e prillit për studentët

Prishtinë -Universiteti i Prishtinës, ka kthyer afatin e jashtëzakonshëm të dhënies së provimeve në muajin prill për studentët. Me gjithë përpjekjen e studentëve për këtë afat, si dhe kërkesës së tyre drejtues së fundi Senatit të UP-së, vendimi është marrë për rikthimin e këtij sezoni. “Afati i prillit do të jetë afat i rregullt për të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës, afat në të cilin studentët kanë mundësi të bëjnë paraqitjen e dy provimeve”, ka bërë të ditur Mërgim Lushtaku, kryetar i Parlamentit të Studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Vendimi për rikthimin e këtij sezoni, vjen pas kërkesave të shumë studentëve, të cilët në pa mundësi për të marrë të gjitha provimet, janë të detyruar të t’i japin ato edhe gjatë këtij muaji, pasi në të kundërt iu rrezikohej vazhdimi i studimeve.

“Qëllimi i kthimit të këtij afati është që tu jepet studentëve në shumë mundësi për të treguar sukses, si dhe mënyrë për t’i vënë në dijeni profesorët e Universitetit të Prishtinës që të zbatojnë në mënyrë të duhur Procesin e Bolonjës, e jo t’i mbetet faji gjithmonë studentëve për mossuksesin e tyre”, tha Lushtaku.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›