E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kermabon-serbëve: Bashkëpunoni me EULEX-in

Bruksel -Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon deklaroi në Bruksel, se i kishte kërkuar Beogradit bashkëpunimin e serbëve të Kosovës me përfaqësuesit e EULEX-it, që siç theksoi ai për“kooperim për shumë çështje praktike” . "Ne në EULEX po punojmë që t’i bindim zyrtarët serbë se kjo gjë është në interes të vetë banorëve serbë”, ka thënë ai. Kermabon, i cili në Bruksel raportoi për 100 ditshin e punës në Kosovë, tha se EULEX-i tani po tregon rezultate dhe shembulli më i mirë sipas tij janë gjykatat.

Duke folur për vizitën e tij të parë në Beograd, Kremabon ka pranuar dështimin e saj, që sipas të cilit nuk ka sjellë asnjë rezultat konkret, por ka shtuar se ua ka dërguar autoriteteve të Beogradit, listën me kërkesa të EULEX-it e të cilat kanë të bëjnë me angazhimin e autoriteteve serbe në inkurajimin e popullatës në Kosovë që të bën pjesë në Policinë e Kosovës dhe të merr pjesë në punën e gjykatave sidomos në veri ku serbët e Kosovës do të punonin pranë kolegëve të tyre shqiptarë.

De Kermabon tha se udhëton nëpër Kosovë në baza të rregullta dhe situatën e sigurisë ai e vlerëson si shumë të mirë. Problemet e vogla që ndodhin në Kosovë, sipas Kermabon, janë krejtësisht të ngjashme me probleme që ndodhin nëpër vendet tjera të botës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›