E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Kodet të kthehen në ligje të thjeshta

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, megjithëse ka mundur të marrë konsensusin e opozitës për disa kode, është shprehur se një gjë e tillë ka qenë shumë e vështirë për këtë ministri dhe për drejtoritë përkatëse që preken me ndryshimet e bëra në Kodin Rrugor, atë Hekurudhor, Detar apo Ajror. Kjo pasi sipas tij, kodet në fjalë qëndruan në sirtarët e Kuvendit për një periudhë të gjatë, duke bllokuar në disa raste nevojat për ndryshim në secilin sektor. Ndaj ai ka propozuar që Kuvendi të mendojë seriozisht për të ndryshuar mënyrën e miratimit të kodeve, pse jo edhe për t’i kthyer ato në ligje të thjeshta. “Kemi pasur një vështirësi të jashtëzakonshme për shkak të kodeve që kërkojnë 3/5-at e votave. Ndaj nuk duhet të jetë më kështu, por duhet të jetë me ligj fleksibël dhe që mund të ndryshohet thjesht. Këto janë çështje që nuk kanë lidhje me politikën”, - tha Olldashi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›