A mundet që maratona e bombarduar, të ringjallë përpjekjet SHBA-Rusi kundër terrorit?
Thuhet se vëllezërit Tsarnaev janë çeçenë (ata që dyshohen se bombarduan maratonën në Boston) të cilët jetonin të dy në ish-Republikën Sovjetike, pikërisht në Kirgistan dhe në Republikën e Dagestanit në Kaukazin verior të Rusisë. Më 2002 apo 2003 fituan azil politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në 11 shtator vitin që shkoi, Dzhokhar, një 19 vjeçar u bë qytetar amerikan; 26 vjeçari Tamerlan, që u vra natën e shkuar, kishte aplikuar për t’u bërë nënshtetas legal.
Këto nuk janë tregues se vëllezërit qëndronin në Çeçeni gjatë luftës që shpërtheu në rajon deri më 2002. Nuk ka asnjë dyshim që jeta e tyre e hershme u shkatërrua pikërisht nga ky konflikt, por formimi i tyre nuk e shpjegon dot faktin pse ata u kthyen kundër amerikanëve, vendi i cili u dha strehë familjeve të tyre dhe u dhuroi një mundësi për të realizuar ëndrrën amerikanë.
Kjo mundësi u bë një tmerr i vërtetë – bombardimi në maratonë lëndoi qindra jetë njerëzish.
Investigimi do të sjellë një moment historik gjatë procesit, ku dy të rinj u kthyen në terroristë.
Në këtë pikë, duhet t’i kthehemi shkaqeve. Mos vallë bombardimi në maratonën e Bostonit ka qenë një lloj jehone për luftën çeçene? Autorët e këtij krimi kanë zgjedhur në fakt objektiva të ndryshme.
Së fundmi, mes dënimeve të “luftës globale mbi terrorin” është bërë si e modës të themi se nuk ekziston një lloj ndërkombëtarizimi i terrorizmit. Grupe të ndryshme terroristësh, aleancat e tyre të pazgjidhshme dhe privilegjet e tyre operojnë në situata të veçanta, po ashtu edhe lufta kundër armiqve të tyre dhe ndjekja e përmbushjes së synimit të tyre. Lidhjet midis këtyre grupeve padyshim që ekzistojnë, por bashkëpunimi i tyre nuk e arrin nivelin e planifikimit, të bërit strategji dhe ekzekutimit. Për më tepër, nuk ekziston asnjë mosmarrëveshje mes vendeve perëndimore, lidhur me atë se kush shërben si një damkë kundër terrorizmit dhe kush tjetër nuk shërben si i tillë.
Kjo mosmarrëveshje është disi e ngurtë, kur bëhet fjalë për Rusinë. Përgjithësisht, terroristët çeçenë janë trajtuar në Perëndim si një rast unik. Zakonisht, goditjet e terroristëve të shumtë në numër në Rusi nuk janë përfshirë në listën e veprimeve të mëdha terroriste – 11 shtatori i Amerikës, bombardimet në Londër, në Madrid dhe sulmet në Mumbai dhe Bali.
Në vend që të realizonte këtë, Rusia i ka vendosur ata në një kategori krejt ndryshe, në një kohë kur në Izrael, terrorizmi mendohej si një përgjigje për shtypjen qeveritare, shumë më tepër se një sulm kundër njerëzimit.
Kur Vladimir Putin, në mandatin e tij të parë si president, u drejtua nga George Bush më 11 shtator, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e pranuan Rusinë si pjesë e koalicionit global anti-terrorist. Koalicioni, sidoqoftë, nuk zgjati aq sa mendohej.
Me imazhin e Rusisë që shtonte gjithnjë e më shumë vuajtjet nga autoritarizmi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilluan strategjitë e tyre për t’ia dalë mbanë me terroristët dhe rebelët në Irak, Afganistan, në një kohë që bashkëpunimi Amerikë-Rusi po dobësohej në mënyrë mjaft dramatike. Disa aleatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si Mbretëria e Bashkuar në rizgjimin e rastit të Litvinenkos, i ashpërsoi lidhjet me agjencitë ruse të sigurisë.
Rusët e paguan ndryshe. E ashtuquajtura lista anti-Magnitsky mban emrat e zyrtarëve të ndryshëm amerikanë që janë përgjegjës për burgun e Guantanamos. Ka pasur padyshim shembuj individualë të bashkëpunimit të suksesshëm Perëndim-Rusi në luftën kundër terrorit, por ka qenë një përjashtim.
Bashkëpunimi ndërkombëtar mund të zgjasë deri këtu. Moska mund të bëjë shumë pak për të ndihmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të parandalojnë bomba si ajo e Bostonit, kur që të dy të dyshuarit ishin larguar nga Rusia para një dekade.
Por ama disa leksione mund të merren nga përvoja e këtyre viteve të fundit dhe mund të merren masa mbi:
Rezistencën mbi terrorizmin pa u futur në mes politika. Si në Gaza edhe në Çeçeni, nuk ka asnjë shfajësim për civilët që ushtrojnë presion mbi qeveritë.
Rinisja e një bashkëpunimi ndërkombëtar anti-terrorist, për hir të njerëzve të thjeshtë që mund të lëndohen nga terroristët.
T’i kushtohet vëmendje skenës së tanishme terroriste në Siri. Ka shumë tregues edhe në luftën në Afganistan. Ashtu siç na ka treguar edhe historia e al-Kaedës, terroristët i ndryshojnë shpejt planet e tyre.
Jabhat al-Nusrah nuk do ta luftojë përgjithmonë Bashar al-Assadin.
Ajo që ndodhi në Boston nuk ka për t’u harruar. Mbetet një çështje e hapur, nëse kjo do ta shtyjë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të tjera vende të ecin të vendosur drejt një bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit.
Përktheu Rudina Dahri