E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, Merkel e Papandreu: Lufte spekulimeve

BERLIN-  Kancelarja Angela Merkel dhe kryeministri grek Jorgos Papandreu i kanë shpallur luftë spekuluesve që presin përfitime nga falimentimi i Greqisë.

Nuk mund të tolerohet që spekuluesit të jenë „përfitues“ të krizës, tha Merkel duke marrë si shembull sigurimin e kërkuar në rast mosshlyerje të kredisë. Duhen kufizuar veçanërisht biznese të tilla që synojnë dëmtimin e stabilitetit të shteteve të veçanta.

Kancelarja lëvdoi paketën e kursimit të qeverisë së Athinës me 4,8 miliardë euro duke e cilësuar atë si „një përpjekje të madhe për kapërcimin e krizës“. Pas takimit me kryeministrin grek të premten në mbrëmje ajo tha para gazetarëve se: "Takimi ynë i shërben deklarimit të një miqësie të vërtetë mes dy vendeve tona, daklaratës së qartë se ne dëshirojmë t'i përmirësojmë gjërat. Unë jam shumë mirënjohëse që me një kurajo të tillë, më një përpjekje të tillë, qeveria greke dhe parlamenti grek i kanë pranuar sfidat".

Me një komisionin të përbashkët qeveritar Gjermania dëshiron të ndihmojë në modernizimin e ekonomisë greke, ndersa deklaron se nuk do ta ndihmoje financiarisht.

Në kryeqytetin grek Athinë mbreme pati përleshje të dhunshme me forcat e sigurimit, pasi disa të panjohur kishin sulmuar kryetarin e sindikatës më të madhe të vendit. Dje parlamenti miratoi paketën e kursimit të qeverisë. Kjo paketë parashikon kursime dhe shkurtime të shpenzimeve në volum prej gati pesë miliardë eurosh. Kryeministri Jorgos Papandreu i justifikoi këto kursime. "Ato janë të dhimbshme, por të nevojshme që të rivendoset besueshmëria e vendit," tha ai.- Greqia ndodhet nën presionin e Bashkimit Evropian i cili druhet për stabilitetin e euros. Gjithsej për këtë vit duhet të kursejë 16 milionë euro për konsolidimin e buxhetit.
(s.g/Dwelle/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›