Thaçi: Ndihmat ruse, ende nuk mund të hyjnë !
Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dha ultimatumin e radhës, duke iu referuar të gjithë ndihmave ruse për serbët e veriut, të cilat nuk mund të hyjnë pa përmbushur procedurat që kërkohen.
Thaçi deklaroi se në vend nuk ka krizë humanitare, ndërsa e cilësoi këtë si çështje politike.
Ndër të tjera, kryeministri tha se qeveria e Kosovës është e gatshme të ndihmojë me ushqime serbët e veriut, nëse kjo është e nevojshme.