S`ka shi, qeveria i jep leje KESH-it të marrë 4.5 miliardë lekë borxh

Këshilli i Ministrave
Mungesa e rreshjeve këtë vit ka bërë që qeveria të autorizojë Korporatën Energjetike Shqiptare (KESH) të marrë një kredi prej 4.5 miliardë lekësh. Shumë e cila pritet të përdoret për të importuar për të përballuar situatën energjetike në vend.
Ky vendim është marr sot gjatë mbledhjes së radhës së Këshilli të Ministrave. Akti normativ u mor pasi situata hidrike në vend është jo e favorshme dhe vjen si pasojë e mungesës së reshjeve, të domosdoshme në këtë stinë edhe për prodhimin e energjisë.
Sipas qeverisë ky vendim përputhet me prioritetin absolut të për sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm me energji për konsumatorët shqiptarë.