E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Njohjet e Kosovës nuk janë të rastësishme

Prishtinë -Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se njohjet e Kosovës nuk kanë qenë të rastësishme, por për këtë ka thënë kryeministri kosovar, qeveria e Kosovës ka angazhuar njerëz në lobimin për këtë çështje. Duke komentuar sërish ftesën që i ka bërë presidentit serb, Boris Tadiç, Thaçi ka thënë se pika e parë e rendit të ditës në një takim të mundshëm do të ishte njohja reciproke shtetërore.

Kryeministri kosovar tha se në seancën e radhës së Këshillit të Sigurimit për Kosovën do të paraqiten progresi i Kosovës si edhe sfidat që e presin shtetin e ri. Ai ka shtuar se nuk po e shmang qëllimisht një takim me shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zannier, porse takime të tillë do të mbahen në koordinim me presidentin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›