Maqedonia jugperëndimore goditet nga dy tërmete
Shkup - Dy tërmete kanë goditur Maqedoninë të hënën në mbrëmje dhe të martën në orët e para të mëngjesit. Tërmeti më i fuqishëm është regjistruar në orën 9 e 33 minuta. Në Strugë dhe Ohër është ndier me intensitet prej 4 deri në 5 ballë sipas Shkallës makroseizmike evropiane - 1998 (SHME-1998), në Dibër dhe Kërçovë me tre deri 4 ballë, ndërsa në vendet e tjera të Maqedonisë jugperëndimore me intensitet prej III shkallëve.
Tërmeti i parë më i dobët është regjistruar të hënën, 58 minuta pas mesnate në Strugë dhe rrethinë me intensitet prej II shkallë sipas Shkallës makroseizmike evropiane - 1998 (SHME-1998). Siç informoi Observatoriumi seizmologjik pranë FNM, epiqendra e tërmetit të ditës së martë ndodhej 110 kilometra në juglindje të Shkupit, në zonën e malit Jabllanicë, ndërsa e tërmetit të parë 90 kilometra në jugperëndim të Shkupit, në zonën e malit Karaorman. Lajm/start