E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidatja Hoxha: Maqedonia si Belgjika

Shkup -Kandidatja për presidente nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), Mirushe Hoxha para banorëve të Zhelinës tha se do të angazhohet që rregullimi shtetëror i Maqedonisë të jetë i ngjashëm si ai në Belgjikë. “Marrëveshja e Ohrit të realizohet në tërësi, dhe jo të modifikohet. Dëshirojmë që gjuha shqipe të përdoret siç është parashikuar në të, e jo sipas dispozitave të tashme ligjore. PDSH-ja është për atë që realiteti nga Belgjika të transmetohet edhe te ne”, tha Mirushe Hoxha para banorëve të Zhelinës.

Kandidati për kryetar të komunës së Zhelinës, Mefail Osmani tha se nëse e fiton besimin me plane zhvilluese, do të punojë për të mirën e të gjithëve në Zhelinë. Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, mes të tjerash në tubimin në Zhelinë apeloi për zgjedhje korrekte dhe demokratike. PDSH-ja të hënën mbrëma ka pasur tubime edhe në Çegran, Nerasht dhe Pallaticë. lajm

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›