Pejë, nis gjyqi për krimet e luftës
Pejë - Në Pejë, do të nisë sot gjyqi për krimet e luftës në Kosovës gjatë vitit 1999. Një panel prej dy gjykatësish të EULEX-it dhe një gjykatës lokalë, do të gjykojnë Gjelosh Krasniqin, një ish-anëtar i UÇK-së. Ky shtetas akuzohet për arrestim dhe ndalim të paligjshëm, rrëmbim, vrasje dhe grabitje gjatë luftës, në mars 1999, në rajonin e Pejës, bëhet e ditur në një komunikatë të lëshuar nga Zyra për informim e EULEX-it. Prokurori është gjithashtu nga EULEX-i. Gjykimi është caktuar të fillojë në orën 10 paradite në gjykatën e qarkut në Pejë.