Vrasja e Koliçit, zbulohet SMS e koduar
04/08/2011 Një orë pas vrasjes Bledar Balliu ka dërguar në një numër celulari një mesazh të shkurtër
“Kush është kjo vajza?”, akuza dhe policia verifikim identitetit të personit që mori mesazhin
TIRANE- Bledar Balliu, personi që dyshohet nga policia dhe prokuroria e Tiranës si autor i vrasjes së ish-shokut të tij Aleksandër Koliçi, duket se një orë pas ndodhjes së krimit ka komunikuar nëpërmjet një mesazhi me një person tjetër, që momentalisht ende nuk është identifikuar. Komunikimi ka qenë i shkurtër dhe ka ndodhur fill pas një orë, kur viktima ishte ekzekutuar me një plumb në kokë. Një mesazh që vërteton një fakt të tillë, duket se është gjendur gjatë këqyrjes së telefonit të të ndaluarit Bledar Balliu. Në SMS shkruhej fare shkurt: “Kush është kjo vajza?”. Teksti është dërguar në drejtim të një numri të paidentifikuar dhe prej disa ditësh policia dhe prokuroria po kryejnë veprime verifikuese për të gjurmuar dhe zbuluar personin që ka marrë mesazhin. Dyshimet e para të hetuesve tregojnë se mesazhi mund të jetë i koduar, gjë që mund të tregojë fare shkurt kuptimin dhe qëllimin e tij. Mirëpo për këto të dyja hetuesit s’kanë asnjë informacion. I pyetur rreth këtij fakti, i arrestuari Bledar Balliu ka mohuar çdo dyshim të anëtarëve të grupit hetimor, duke këmbëngulur se ai nuk është autori i vrasjes së shtetasit Aleksandër Koliçi, me të cilin ai ka qenë bashkë i pandehur në procesin e gjykimit të grupit kriminal të koduar me emrin “Poter-Al”. Nga ana tjetër, policia dhe prokuroria këmbëngulin në dyshimin se prapa mesazhit të dërguar një orë pas vrasjes së Koliçit mund të fshihen shumë mistere, që aktualisht janë duke u hetuar nga oficerët e seksionit kundër krimeve ndaj jetës. Këto dyshime ngrihen në kushtet kur policia dhe prokuroria kanë arritur t’i sekuestrojë Balliut një jelek antiplumb, në të cilin janë gjetur gjurmë baruti, karakteristika këto që lihen në çastin kur personi qëllon me armë. Këto dyshime plotësohen dhe me prova të tjera shtesë, si kamerat e një lokali në zonën e ish-Bllokut, deklarimet e familjarëve të viktimës si dhe lokalizimi nëpërmjet antenave të kompanive celulare, që tregojnë se Bledar Balliu në çastin e ndodhjes së krimit ka qenë shumë afër vendngjarjes. Familjarët e Aleksandër Koliçit gjatë marrjes në pyetje rreth kësaj ngjarje kanë pohuar para grupit të hetimit se viktima kohët e fundit ka pasur debate të vazhdueshme me të arrestuarin Bledar Balliu. Këto debate vinin si rezultat i pendesës që kishte shfaqur Koliçi në procesin gjyqësor të zhvilluar te Krimet e Rënda, në të cilin ishte bashkë i pandehur dhe Balliu. Të afërmit e viktimës nuk drejtuan direkt gishtin te Balliu, por kanë treguar para grupit hetimor dyshimet e tyre rreth vrasjes së 40-vjeçarit Aleksandër Koliçi, i cili u ekzekutua me një plumb në kokë rreth orës 23:00 të datës 15 korrik 2010.
Viktima Aleksandër Koliçi bashkëpunoi me Krimet e Rënda
Grupi “Poter-Al” dhe implikimi i Balliut
e Koliçit në trafikun Holandë–Gjermani
Më 23 maj të vitit 2006 në kuadër të operacionit të koduar “Poter-Al” përfunduan në pranga Ilir Koçiaj, Xhiliano Xhoxhi, Zamir Vadardha dhe Geront Tole etj., të cilët akuzoheshin si anëtarë të një rrjeti të fuqishëm të trafikimit të lëndëve narkotike. Pjesa tjetër e grupit - Bledar Balliu, Aleksander Koliçi, Leonard Çobaj dhe Ervin Tavanxhi - dyshohen se kryenin trafikun e drogës nga Holanda në Gjermani. Sipas organit të akuzës, pjesëtarët e grupit “Poter-Al” kishin ushtruar aktivitetin e tyre kriminal gjatë viteve 2003–2004. Balliu dhe Koliçi u gjykuan në një proces gjyqësor ku u dënuan përkatësisht me 8 dhe katër vjet burg si dhe gjobë. Fieraku Koliçi përfitoi ulje dënimi, për shkak se mbante statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Ai kishte lidhur një kontratë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku në këmbim të dëshmisë së tij përfitonte statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, që për të do të sillte lirimin më të shpejtë nga burgu.
Afati më 24 gusht
Pikërisht më 24 gusht Bledar Balliut i përfundoi afati i qëndrimit 40 ditë në burg të caktuar nga gjykata e Tiranës. Mirëpo duke pretenduar se nuk është autor i vrasjes së Aleksandër Koliçit, Balliu nëpërmjet avokatit të tij ka apeluar këtë masë, duke kërkuar prishjen e vendimin të shkallës së parë dhe lirimin nga qelia. Jo më larg se 115 ditë, Bledar Balliu kishte kapërcyer derën e qelisë së tij duke fituar lirinë, por që tashmë sërish është rikthyer në burg me akuzën e vrasjes së ish-bashkëpunëtorit të tij Aleksandër Koliçi, që të dy të dënuar nga drejtësia për trafik heroine.