Ministri Niebel: Shqipëria t’i zgjidhë vetë luhatjet politike
TIRANE-Ministri gjerman i Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit, Dirk Niebel ka nisur sot një vizitë dyditore në Shqipëri, ku takimin e parë e kreu në selinë e PS me Edi Ramën dhe përfaqësues të tjerë të kësaj partie.
Ndërsa pas takimit me Ramën nuk u bë asnjë prononcim për mediat, Niebel në një konferencë për shtyp në orën 18:00 ka bërë të ditur arsyet e vizitës në Tiranë.
Ministri garantoi se Gjermania do të mbështesë Shqipërinë në investime private, në sipërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe pika të tjera që sipas tij do të rritin cilësinë e jetesës në vend.
Por, i pyetur nga gazetarët rreth situatës politike në vend dhe rrugëve që mund t'i japin zgjidhje ngërcit politik, Niebel u shpreh: “Si ministër i një vendi anëtar të BE, më lejoni të theksoj në kuadër të bashkëpunimit tonë mbështesim Shqipërinë për integrimin në BE, por them se thelbin e këtij procesi duhet ta përcaktojë vete Shqipëria”.
Më tej ai shtoi “Bashkë-loja mes qeverisë dhe opozitës është një element i rëndësishëm i demokracisë së një vendi. Ne mbështesim shqiptarët për integrimin, por luhatjet politike duhen zgjidhur nga vetë shqiptarët”.
Madje Ministri Niebel citoi dhe një thënie të një psikologu sipas tij të njohur. “Këshillat ndonjëherë mund të jenë dhe goditje”.
Gjatë këtyre 2 ditëve, Niebel pritet të zhvillojë takime me kryeministrin Sali Berisha, ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço dhe funksionarë të tjerë të lartë të vendit.
(d.b/BalkanWeb)