E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia e semure, Italia e zhgenjyer zgjedh berluskonin

Nga IAN FISHER

Silvio Berluskoni, miliarderi ideosinkretik, i cili tashme dominon pjesen me te madhe te jetes publike te Italise, rifitoi pushtetin politik ne zgjedhjet qe perfunduan te henen, duke udhehequr nje koalicion te qendres se djathte, duke marre ne menyre te pashmangshme per heren e trete postin e Kryeministrit. Por, me nje ekonomi te dobet dhe zhgenjimin e madh qe Italia ka humbur terren ndaj pjeses tjeter te Evropes, eshte e paqarte nese italianet votuan per Berluskonin nga dashuria ose, ashtu sic thone shume eksperte, si zgjedhjen me pak te keqe, pasi vendi prej dy vjetesh ishte bllokuar nga mosveprimi i nje qendre te majte te percare. Megjithate, Italia tani rikthehet drejt nje lloji te pazakonte politikash personale me z.Berluskoni si protagonist te padiskutueshem. Duke refuzuar pergjegjesine e paster te Kryeministrit ne largim, Romano Prodi, italianet zgjodhen ne nje moment te mosbesimit kombetar nje njeri dramat e te cilit - sjelljet prej klouni dhe skandalet e korrupsionit, marredheniet e tij te paqendrueshme me bashkeshorten dhe partneret politike, floket e tij qe rriten vazhdimisht dhe behen madje me te erreta - luan nje rol shume te madh ne publik. Zoti Berluskoni shprehu 'kenaqesine e thelle' per fitoren e tij nepermjet nje telefonate te shkurter gjate nje emisioni televiziv kombetar. Por, ndersa koalicioni i tij fitoi nje shumice bindese ne te dyja dhomat e Parlamentit, fitorja erdhi si pasoje e nje ndihme te madhe nga Lidhja e Veriut, e cila perkrah nje sistem federal qe favorizon me shume veriun e pasur.

Ne 1994, kjo parti shkaktoi rrezimin e qeverise se pare te Berluskonit, nje histori qe udheheqesit e qendres se majte e bene te qarte te henen pas humbjes. "Nje sezon i opozites fillon tani kunder nje shumice, qe do ta kete shume te veshtire te mbaje se bashku gjera te cilat eshte shume e veshtire te mbahen se bashku", tha Valter Veltroni, 52 vjec, ish-kryetari i Bashkise se Romes dhe udheheqesi i Partise Demokratike, qe u paraqit kunder z.Berluskoni. "Une nuk e di se per sa kohe do te zgjase kjo mazhorance". Partia Demokratike do te jete tani grupi me i madh i opozites. Zoti Berluskoni, 71 vjec, njeriu i trete me i pasur i Italise dhe pronar i disa mediave dhe ekipeve sportive, nuk mbajti nje fjalim fitimtar. Por ne nje bisede telefonike me televizionin shteteror, z.Berluskoni deklaroi per vetveten se "ishte i prekur", duke iu drejtuar z.Veltroni per te bere ndryshimet qe pjesa me e madhe e italianeve thone se jane te nevojshme per te bere qe Italia te ece serish perpara. "Ne jemi gjithnje te hapur per te bashkepunuar me opoziten", tha ai. Zgjedhjet, te mbajtura vetem dy vjet pasi z.Berluskoni humbi ndaj z.Prodi - jane konsideruar si nje prej me pak emocionueset, me shume italiane qe dyshojne se asnje prej kandidateve nuk mund te kryej ndonje ndryshim kuptimplote. Por, ne disa drejtime baze, zgjedhjet sinjalizuan nje zhvendosje vendimtare ne nje vend, politika e te cilit ka qene e paqendrueshme per shkak te interesave te ngushta te partive te vogla. Z.Veltroni, ne krye te Partise se re Demokratike, e cila rezultoi si nje shkrirje e dy partive me te medha te qendres-majte, refuzoi te bashkepunonte me partite e ekstremit te majte, ashtu sic kishte bere z.Prodi. Si rrjedhim, agjencia e lajmeve ANSA raporton se numri i partive ne Dhomen e Ulet te Parlamentit, Dhomen e Deputeteve, do te zbrese ne vetem 6 nga 26. Per here te pare pas Luftes se II Boterore, ne Parlament nuk do te kete me asnje perfaqesues i Partise Komuniste, e cila per shume kohe ka luajtur nje rol te rendesishem ne politiken e se majtes. Ne te vertete, z.Veltroni e filloi karrieren e tij politike si nje komunist. Ekspertet ne te djathte dhe ne te majte thone - dhe ne disa raste shprehin keqardhjen - se zgjedhjet treguan nje zhvendosje drejt nje sistemi me shume te stilit amerikan ose britanik te dy partive qe dominojne fushen e betejes politike.

"Kjo eshte nje Vaterlo", shkruhej ne editorialin e te martes te gazetes se majte "Il Riformista". Botuesi i saj, Antonio Polito, nje ish-senator i majte, thote: "E majta eshte duke u zhdukur per here te pare ne histori". Duke iu referuar partise se z.Veltroni, ai shton, "e vetmja parti qe ia doli mbane te shpetonte vetveten pas dy viteve katastrofike te Prodit ishte nje parti e cila rimodeloi vetveten sipas modelit te Partise Demokrate ose asaj Laburiste, respektivisht ne SHBA dhe Britani". Por fushata e z.Berluskoni ishte shume me e ndrydhur sesa kater fushatat e veta te meparshme per postet shteterore, nje reflektim, thone shume eksperte, ndaj problemeve te thella me te cilat po perballet Italia, ku rritja ekonomike ka rene ne pothuajse zero. Ne keto zgjedhje, premtimet e tija ishin shume me modeste - taksa me te uleta, ulje te shpenzimeve qeveritare dhe permiresim i infrastruktures problematike te vendit - nje platforme e cila nuk ishte shume e ndryshme nga ajo e z.Veltroni. Megjithate, shume eksperte, thone se z.Berluskoni do te perballet me nje presion me te forte per te bere ndryshime, vecanerisht nga pronaret e kompanive te vogla dhe te mesme.

Disa eksperte thone se z.Berluskoni fillon mandatin e tij te trete ne kete post perballe veshtiresive te thella me Lidhjen e Veriut, udheheqesi i se ciles, Umberto Bosi, duke degjuar rezultatet paraprake, therriste, "Lidhja eshte e forte". Z.Bosi tani kerkon "federalizem", qe do te thote se veriu duhet te kete shume me teper ze mbi pjesen me te madhe te te ardhurave nga taksat per ato cka ai prodhon ne krahasim me jugun e varfer. Propozime te tilla jane te diskutueshme ne Itali, ku prapambetja e jugut eshte nje problem i madh per te gjithe zhvillimin e vendit.

*THE NEW YORK TIMES*


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›