E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa 81 vjetorin ne Shtepine e Bardhe

Papa Benedikti i XVI festoi dje 81-vjetorin e lindjes ne Shtepine e Bardhe, ku ishte i ftuar nga Presidenti amerikan, Xhorxh Bush. Ati i Shenjte u prit me 21 te shtena topi dhe nderime ushtarake. Ai mori urime nga Presidenti Bush, nga autoritetet e pranishme dhe nga mijera njerez. Presidenti Bush e kishte organizuar ceremonine me rastin e 81-vjetorit te Atit te Shenjte. Aty moren pjese 12 mije vete. Presidenti Bush shprehu vleresimet e tij per Papen. "At i Shenjte, faleminderit per viziten tuaj ne Amerike. Vendi yne ju mirepret. Ne e vleresojme shembullin qe ju jepni ne bote dhe ju kerkojme qe te luteni gjithnje per ne", deklaroi Presidenti amerikan. Ati i Shenjte falenderoi per mirepritjen dhe ne fjalen e tij pershendeti besimtaret dhe amerikanet. "Jam i lumtur qe ndodhem ketu si mik i gjithe amerikaneve. Une vij si mik, si njeri i fese dhe nje njeri qe e respekton jashte mase kete shoqeri te madhe pluraliste", deklaroi ai. Me pas Papa dhe Bush paten nje takim ne studion ovale. Kreu i Kishes Katolike ndodhet ne nje vizite gjashteditore ne SHBA. Papa Benedikti mberriti para dy ditesh ne Bazen Ajrore Andreas, prane Uashingtonit, pasi foli per nje nga ceshtjet me te veshtira, me te cilat perballet gjate vizites ne Shtetet e Bashkuara.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›