Aleatet kunder Berishes per ndryshimet ne Kushtetute
Deshtoi diten e djeshme tryeza e dyte e partive te koalicionit te djathte qeveritar ne lidhje me sistemin e ardhshem zgjedhor. Ndonese kane diskutuar per me shume se dy ore, kreret e partive te djathta nuk kane arritur te gjejne nje zgjidhje per sistemin proporcional rajonal. Tryeza e djeshme eshte shoqeruar me debate dhe tone te ngritura dhe ne fund te saj, aleatet e Berishes ne qeverisje kane dale ne konkluzionin se marreveshja nuk mund te arrihet ne kushtet e pluralizmit te ideve per kete sistem. Ata kane akuzuar PD-ne se nuk eshte e qarte ne lidhje me implementimin e ketij sistemi dhe se ata vete nuk kane siguri per ruajtjen e votave te elektoratit te tyre dhe per me teper per pranine ne Kuvend.
Kryetaret e partive te djathta i kane kerkuar dje Kryeministrit Berisha qe emri i tyre te perseritet ne listat e disa rajoneve, ne menyre qe ata ta kene te sigurt mandatin e tyre. Nga ana, tjeter kreret e partive te vogla i kane kerkuar liderit te PD-se te tregoj menyren se si do te llogariten keoficientet e votave te tyre. Keto pergjigje nuk jane dhene nga kreu i qeverise pasditen e djeshme dhe per pasoje tryeza e djathte nuk ka arritur te dali me marreveshje. Ne nje prononcim per " Koha Jone", kreu i Partise Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova, deklaroi se partite e vogla te djathta thjesht po perpiqen te ruajne votat e tyre. Sipas Staroves, vete perfaqesuesit e PD-se nuk jane te qarte ne lidhje me kete sistem dhe per pasoje, ata nuk mund ta pranojne menjehere ate. "Ende nuk ka ndonje zgjidhje dhe bisedimet mes nesh per sistemin do te vazhdojne. Ne kerkojme te mbrojme votat tona dhe deri tani nuk na eshte dhene nje sqarim i qarte se si mund ta bejme kete", deklaroi kreu i PBLD-se menjehere pas takimit me Berishen. Nderkohe qe kreu i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, e ka braktisur tryezen e djathte ne mesin e saj. Pas replikave te forta me Berishen, kreu i PBDNJ-se eshte larguar i irrituar nga tryeza e bisedimeve dhe me pas ne nje mbledhje urgjente ka mbledhur kryesine e kesaj partie per te diskutuar ne lidhje me propozimet e bera. Ne kete mbledhje PBDNJ kane diskutuar ne lidhje me ndryshimet e bera ne Kushtetute dhe ne Kodin Zgjedhor. Po keshtu ne kete mbledhje eshte dale me vendimin per te bere nje deklarate diten e sotme ne lidhje me ceshtjen e Himares.