E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Pakoja e Ahtisarit mund të "preket"

Siç shkruan e përditshmja Koha Ditore, kryeministri Hashim Thaçi ka lënë të hapur mundësinë që pakoja të “preket”.

Ai ka theksuar se edhe modalitete të tjera do të kihen në konsideratë gjatë përpjekjeve për të vënë kontroll në këtë pjesë të territorit.“Ne kemi vetëm një zgjidhje, implementimin e plotë të dokumentit të presidentit Ahtisaari, me ide kreative, me ide integruese në kuptimin gjithë etnik dhe territorial”, ka theksuar kryeministri Thaçi.

Prej gati dhjetë vitesh, komuniteti serb në veri të Mitrovicës është jashtë autoritetit të Prishtinës zyrtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›