E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Pas Prizrenit universitete dhe në qytete të tjera

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi premtoi para parlamentit kosovar hapjen e universiteteve publike edhe në qytete tjera të Kosovës.
Kjo deklaratë e kryeministrit vjen në një kohë kur ka filluar të realizohet plani për hapjen e një universiteti në Prizren.
Thaçi tha se pas hapjes së Universitetit të Prizrenit, do të hapen degët e tij në Gjakovë dhe në Pejë, ndërkaq, më vonë do të hapen universitete edhe në Gjilan e Ferizaj.
Shefi i kabinetit qeveritar në përgjigje të pyetjeve parlamentare tha gjithashtu se "prioritet i Qeverisë së Kosovës është hapja e Universitetit Evropian në Mitrovicë".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›