E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria afgane vendos kontrollin në Marjah

Qeveria e Afganistanit ka vënë zyrtarisht nën kontroll qytetin e Marjahut, qendrën e militantëve talebanë në jug të Afganistanit, duke emëruar një administrator dhe duke e vendosur flamurin afganë në qytet, pasi që forcat e kryesuara nga SHBA-ja arritën të eliminojnë edhe qendrat e fundit të rezistencës në qytet.

Rreth 700 qytetarë u tubuan në qendër të qytetit, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Abdul Zahir Arianit për administrator të Marjahut.

Arian dhe ekipi i këshilltarëve të tij takimin e parë në Marjah e mbajtën në fillim të javës, deklaroi Marlin Harbinger, përfaqësues i lartë i qeverisë së SHBA-së në provincën e Helmandit, ku edhe gjendet Marjahu.

“Qeveria e Afganistanit edhe zyrtarisht ka vendosur autoritetin e vet në qytet”, deklaroi Harbinger.

Ceremonia filloi me leximin e vargjeve të Kuranit, e më pas Arian premtoi para të tubuarve se është i gatshëm të dëgjojë nevojat e tyre dhe se do t’iu ofrojë atyre shërbimet bazike, të cilat qytetarëve nuk ja kanë ofruar talebanët.

Pas ceremonisë, gjeneralët dhe zyrtarët e lartë, të cilët morën pjesë në ceremoni, u larguan nga Marjahu, por Arian qëndroi në qytet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›