Autostrada, Thaci: Negociatat me Bechtel Enka ne perfundim
PRISHTINE- Kryeministri kosovar Hashim Thaci deklaron se negociatat e qeverisë së Kosovës dhe konzorciumit amerikano-turk Bechtel Enka pёr ndёrtimin e autostradёs, kanë hyrë në fazën përfundimtare.
“Angazhimet negociuese të qeverisë së Kosovës me konzorciumin Bechtel Enka për fillimin e projektit të autostradës së ëndrrave të qytetarëve të Kosovës Vërmicë-Prizren-Therandë-Prishtinë e deri në Merdare janë në fazën përfundimtare”, tha sot paradite kryeministri në mbledhjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Thaci theksoi se autostrada do të lidhë edhe dy pika kufitare të Kosovës, me Shqipërinë e Serbinë. “Autostrada do të vazhdojë nga pika kufitare e Shqipërisë, në Vermicë, përgjatë Prishtinës, deri në pikën kufitare me Serbinë, pra deri në Merdare”, saktësoi Thaçi.
Ndërkohë, Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, në një intervistë për median ndërkombëtare në fillim të kësaj jave ka thënë se “shpreson që Autostrada do të vazhdojë të ndërtohet mëtej edhe në Serbi. "Për pesë apo gjashtë vite edhe Serbia do ta shoh që kjo është në interesin e saj ekonomik. Autostrada duhet t'u shërbejë popujve", është shprehur Limaj.
Qeveria e Kosovës në janar të këtij viti njoftoi se kompania amerikano-turke Bechtel Enka ёshtё listuar e para me ofertёn e saj pёr ndërtimin e pjesës kosovare të autostradës.
Nw mbledhjen e qeverisw u miratuan rekomandimet e propozuara nga Komiteti Drejtues Ndërministror për ndërtimin e Autostradës Vërmicë – Prishtinë – Merdare
“Kosova përmes kësaj autostrade do të ketë dalje në det”, ishte deklarata e kryeministrit Hashim Thaçi nё mbledhjen e qevrisё, ku u miratuan rekomandimet e propozuara nga Komiteti Drejtues Ndërministror për ndërtimin e Autostradës Vërmicë – Prishtinë – Merdare.
(s.g/BalkanWeb)