E Diel, 1 Nëntor 2026

Van Rompuy fyhet në Parlamentin e Europës

Presidenti i Bashkimit Europian, Herman Van Roumpuy, u bë objekt i një sërë sharjesh dhe fyerjesh personale në Parlamentin Europian. Bëhet fjalë për një parlamentar britanik euroskeptik, që ka lëshuar një sërë sharjesh dhe fyerjesh në adresë të presidentit.

Ndër të tjera ai tha se “presidenti kishte karizmën e një ‘lecke të vjetër’”. Ai e krahasoi ish-kryeministrin belg, që tani ka postin më të rëndësishëm në BE, sipas Traktatit të Lisbonës, me “një punonjës së rangut të fundit të një banke”, që vinte nga “një vend që nuk ishte shtet”.

Sulmet e euro-parlamentarit britanik kanë qenë personale dhe fyese.

“Kush jeni ju? Nuk kam dëgjuar kurrë për ju dhe jo vetëm unë, por askush”, ka deklaruar Farage para deputetëve dhe vetë presidentit. Ai ka vazhduar të thotë se ishte i bindur që roli i presidentit ishte ai i “vrasësit të qetë të demokracisë në Europë”.

Ky eurodeputet është një nga përkrahësit e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Van Roumpuy, 62 vjeç, u zgjodh në krye të BE-së në mënyrë unanime nga të 27 vendet anëtare të BE-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›