Thaçi: Pavërësia e mbykëqyrur po mbyllet me sukses
Tashmë, Kosova ka përmbushur mase nëntëdhjetë për qind të obligimeve që dalin nga Pakoja e Ahtisarit, dhe është e gatshme të ecë përpara në proceset e integrimeve euroatlantike, ka thënë kryeministri Thaçi.
Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, ka njohur kabinetin qeveritar me aktivitetet diplomatike në procesin e miratimit të mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe pas shpalljes së këtij mendimi. Ai ka theksuar se mendimi i GJND-së ka qenë plotësisht në përputhje me prezantimin e argumenteve para kësaj gjykata nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Në vazhdim ministri Hyseni është ndalur në debatet e kohës s fundit për iniciativën e Qeverisë së Kosovës për ndërrimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka vlerësuar se zërat se mendimi i GJND-së me mendimin e vet për pavarësinë e Kosovës e ka shfuqizuar Rezolutën 1244, janë interpretim diletant dhe në dëm të nismave pozitive për Kosovën.
Ndërrimi i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB është i domosdoshëm dhe rezoluta e re duhet të reflektojë gjendjen faktike në Kosovë dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Rezoluta e re do të shënonte edhe fundin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.